Keshilluesi-IslamPejgamberi ﷺ ka thënë: "Do të paraqiten njerëz nga lindja të cilët do të lexojnë Kuran e leximi i tyre nuk do t'ua kalojë kufirin e fytit; do të dalin nga dini siç del shigjeta e tërhequr nga harku; shenja e tyre është qethja tullac".

Keshilluesi-IslamPejgamberi ﷺ ka thënë: "Do të paraqiten njerëz nga lindja të cilët do të lexojnë Kuran e leximi i tyre nuk do t'ua kalojë kufirin e fytit; do të dalin nga dini siç del shigjeta e tërhequr nga harku; shenja e tyre është qethja tullac".

Menu

HADITHE ME SQARIM TË KUPTIMEVE TË TYRE

1 Aug 2023

PSE TË PUNOJMË PËR DERISA ZOTI KA CAKTU ÇDO GJË?

Xhabiri r.a tregon: Suraka bin Malik erdhi dhe pyeti: "O Resulullah! Na e shpjegon fenë tonë sikur të krijoheshim sot, për çfarë do të punonim sot? Për atë që tashmë është shkruar, janë ndal lapsat dhe fatet tona ecin sipas asaj që tashmë është shkruar; apo mos ndoshta punët tona kanë ndikim në të ardhmen (dhe e ndryshojnë kaderin-caktimin)"? (Në transmetim tjetër vie: "A dihen se kush do të jetë në Xhennet e kush në zjarrë..."?) Pejgamberi ﷺ tha:《Përkundrazi ju punoni për të arrit atë që tashmë është shkruar për ju dhe fatet ecin ashtu që të arrini atë që u është shkruar》. Suraka pyeti: "E pse atëherë punojmë"? Pejgamberi ﷺ tha:《 Veproni! Sepse secilit i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar》.

[ Hadithin e Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi ]

_____________________

SHPJEGIM I HADITHIT

Me pyetjen e bërë Suraka bin Malik r.a nënkuptoi:

A të mos lëmë përpjekjet e rënda për të arrit Xhennetin, për derisa në fund do të arrijmë atë të cilën na është shkruar e që Zoti e ka caktu për ne?

E ajo që duhet kuptuar nga përgjigjja e dhënë është:

Nuk ekziston puna e lodhshme apo përpjekja e rëndë pasi që secilit i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar; prandaj edhe vet veprat që të çojnë drejt Xhennetit të cilin tashmë e ke caktim, Allahu t'i ka lehtësuar e nuk do të të duken të vështira.

Ka thënë Et-Tibiju: "Përgjigjja e të Dërguarit ﷺ është prej metodologjisë së të urtëve; pasi që me përgjigjjen e dhënë Pejgamberi ﷺ u'a ndaloi lënjen e veprave (përtacinë), i obligoi me veprat që secili musliman duhet t'i kryej prej adhurimeve dhe u'a ndaloi të marrurit me çështjet e fshehta (gajbin); në mënyrë që mos të konsideronin adhurimin ndaj Zotit si shkak që nëse kryhet e garanton Xhennetin, apo që nëse nuk kryhet garanton Xhehenemin. Sepse në të vërtetë kryerja apo moskryerja e adhurimeve është thjeshtë shenjë (alameh) dalluese që tregon përfundimin e mundshëm e nuk siguron asgjë".


[ Imam Hafidh Ibn Haxher el-Askalanij esh-Shafi'ij el-Esha'rij es-Sufij (Rahmetu llahi alejh) ]


Referencat:

[1] "Fethul Betij fi Sherh Sahih Buhari"; v.11, f.497. ]

( keshilluesi.islam )

26 Jun 2023

VLERA E DITËS SË ARAFATIT

Për vlerën e ditës së Arafatit kan ardhur transmetime të ndryshme nfa Pejgamberi ﷺ, shokët e Tij si dhe nga dijetarët e Ehli Synetit.

Pa dashur të zgjatemi më shumë, në vijim do të përmendim disa prej këtyre transmetimeve e fjalëve që kanë të bëjnë me këtë temë në përgjithsi:


Pejgamberi ﷺ ka thënë:

《Për agjërimin e ditës së Arafatit, kam shpresë në Zotin që do t'i fshij gjynahet e vitit para asaj dite, si dhe vitit pas saj》.[1]

Poashtu Transmeton Aisha (Razia e Zotit qoftë për të) se i Dërguari ﷺ ka thënë:

《Nuk ka brenda vitit ditë më të dashur për mua që ta agjërojë, sesa dita e Arafatit》.[2]

I Dërguari ﷺ ka thënë:

《Duaja (lutja) më e mirë është duaja e ditës së Arafatit》.[3]


Pejgamberi ﷺ ka thënë:

《Lutja më e mirë që kam thënë unë, si dhe Pejgamberët para meje, është: LE ILEHE IL ALLAHU UAHDEHU LE SHERIKE LEH, LEHUL MULKU, UE LEHUL HAMDU, UE HUWE ALE KULI SHEJ'IN KADIR"!》.[4]

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

《Nuk ka ndonjë ditë të vitit në të cilën Allahu i shpëton nga zjarri i Xhehnemit robërit e vet, më shumë sesa në ditën e Arafatit》.[5]

E dijetari i famshëm bashkëkohorë, Xhybeli Ahmet Hoxha (Zoti e ruajttë) shprehet: “Mendja le t’iu ikë, agjërimi i ditës së Arafatit mos t’iu ikë (për shkak të vlerës së madhe që ka Kjo ditë...)"!


Referencat:

[1] Transmeton Muslimi.

[2] Musanef Ibn Ebi Shejbeh: 2/103.

[3] Sunen Tirmidhij.

[4] Muvata Melik, Sunen Neaai etj

[5] Transmeton Muslimi

18 Jun 2023
Ajeti 2 i sures Fexhër, i shkruar me kaligrafi arabe

Ajeti 2 i sures Fexhër, i shkruar me kaligrafi arabe

DHJETË NETËT E PËRMENDURA NË KURAN DHE DHJETË DITËT E PËRMENDURA NË HADITHE?

Dhjetë netët në të cilat u betua Allahu janë 10 netët e muajit Dhul Hixhe, e arabët i përmendin netët duke pasur për qëllim ditët, e në hadith është përmendur se: "Nuk ka ditë më të mirë për Allahun dhe me shpërblimin më të madhë për punët e mira sesa 10 ditët e Dhul-Hixhes". Thanë: As lufta në rrugën e Zotit o ResulAllah? Tha: "As lufta në rrugë të Zotit nuk merr shpërblim më të madh, përveç atij që del me pasurinë dhe veten (shpirtin) e vet e nuk kthehet me asnjërën prej tyre". Në këtë hadith poashtu ka isharet se luftëtari nuk duhet të dal nga shtëpia e vet përveç se me njet për t'mos u kthyer më; e Allahu vepron çka dëshiron vet (nëse do Zoti kthehet i gjallë, ndryshe me kaderin e Allahut shkon shehid).[1]

Dijetarët kanë thënë: "Nëse dikush zotohet se do të agjërojë ditët më të mira të vitit, i agjëron ditët e muajit Dhul Hixhe; e nëse zotohet për agjërim të më të mirës ditë, e agjëron ditën e Arafatit; e nëse zotohet për agjërim të ditës më të mirë të javës, e agjëron ditën e Xhuma; e ajo çka është e zgjedhur është se 10 ditët e para të muajit Dhul-Hixhe janë ditët më të mira, për shkak se në mesin e tyre është dita e Arafatit, kurse 10 netët e fundit të muajit të Ramazanit janë netët më të mira, për shkak se në ato netë ndodhet nata e Kadrit. E kjo është fjala përfundimtare. Poashtu Ebu Davudi dhe Nesaiu kanë transmetuar nga disa prej grave të të Dërguarit ﷺ, se Ai, ﷺ, i agjëronte 9 ditë të Dhul-Hixhes, ditën e Ashures (dita e 10 e muajit Muharrem), 3 ditë në çdo muaj (ditët e bardha) dhe të hënën e të enjten e parë të çdo muaji (sipas kalendarit islam).[2]


Referencat:

[1] Ruhul Bejan fi Tefsiril Kuran 10/420

[2] El-Muhadith AbdulHak Ed-Dehlevij El-Hanefi r.a

18 Jun 2023

A ZBRET ALLAHU NË QIELLIN E DYNJAS?

Cili është kuptimi i saktë i hadithit: "Zbret Zoti çdo natë në qiellin e dynjas e thotẽ: kush kērkon falje gë ta falë, kush kērkon diçka qē ti jap, kush mě lutet gë ti pērgjigjem", sipas dijetarëve të 4 medh'hebeve juridike islame?


Prej medh'hebit të Imamit të madh Ebu Hanifes, Imam Ebu Xha'fer Et-Tahavij El-Hanefi në shpjegimin e bindjeve të Ehli Synetit dhe Xhematit thotë: "I Lartesuar dhe i zhveshur është Allahu xh.sh nga të pasurit kufij e të qenurit i kufizuar a i mbështetur në diçka, nga të pasurit giymtyrë apo të qenurit e Tij substancë; e as nuk e përfshinë Allahun gjashtë anët, sikur që ndodhë me krijesat e Tij".[1]


E prej Shafive, Imam Bejhaki Esh-Shafij në Sunen El-Kubra thotë: "Ardhja dhe zbritja janë dy cilësi të cilat ne i'a mohojm dhe e zhveshim Zotin nga to, në aspektin e lëvizjes, zhvendosjes dhe kalimit nga një gjendje në tjetrën".[2]

E prej medh'hebit të Imam Malikut, Imam Ibn Abdul Berr El-Malikij thotë:

"Transmetohet nga Imam Malik bin Enes se u pyet për hadithin: (Zbret Zoti çdo natë në qiellin e dynjas...) ? E Maliku u përgjigj: "Zbret Zoti urdhrin e vet". Dhe është e mundshme që kuptimi të jetë ashtu siç thotë Imam Maliku Allahu e mëshiroftë, në kuptimin që zbret mëshira e Allahut dhe caktimi i Tij-për pranim të lutjeve"[3]

Dhe prej Hanbelive, Imam Ebul Faraxh bnul Xheuzij në komentin e hadithit thotë: "Është obligim për ne që të dimë se çka i takon Allahut e çka nuk i takon Lartmadhěrisë së Tij. E prej asaj që nuk i takon Madhërisë së Tij është lëvizja, zhvendosja dhe ndryshimi nga një gjendje në tjetër. E dijetarët ndahen në dy qëndrime kur bëhet fjalë për hadithe të

tilla:

1. Ata që heshtin e nuk i komentojnë hadithet e tilla; siç ka treguar Tirmidhiu nga Malik bin Enes, Sufjan bin Ujejne dhe Abdullah bnul Mubarek se në hadithe të tilla kanē thēnë: Kaloni ato pa pyetur rreth kuptimit të tyre". Ky ishte qëndrimi i shumicës së brezave të parë të muslimanëve.

2. Ata që i komentojnë këto hadithe duke i bart kuptimin kah ajo që aludon gjërsia e gjuhës arabe, duke e ditur se ajo çka pēríshin gjuha prej kuptimeve të lëvizjes është jo e denjë për Allahun; dhe veç se ka thěnë Imam Ahmedi për ajetin 22 të sures Fexhër: "Vjen Zoti dhe engjëjt në rreshta", d.m.th vjen urdhri i Zotit e engjëjt renditen në rreshta".[4]

Ibn Rexheb El-Hanbeli transmeton e thotë: Hanbeli ka thěnë: E pyeta Imam Ahmedin: "A zbret Zoti në qiellin e dynjas"? Më tha: "Po", i thash: "Zbritja e Zotit është me diturinë e Tij apo me çka"? Më tha: "Hesht me këto! çke ti me këtë që don ta dish? Kaloje hadithin pa pyt se si? E pa e kufizu Zotin; merr veç atë që ka ardhur në hadithe e ajete; e Allahu thotë: ( E mos i përngjasoni Zotit asgjë ) [ En-Nahl - 47 I; zbret Zoti me diturinë, fuqinë dhe madhështinë e vet ashtu siç dëshiron Ai vet, me dijen e Tij përfshinë çdo gjë, e asgjë se përshkrun dot Atë dhe askush nuk i shpěton Atij xh.sh".

Ibn Rexheb El-Hanbeli thotë: Qëllimi i Imam Ahmedit është se zbritja e Allahut të Lartësuar nuk ështē sikur e krijesave tē Tij, porse ajo ēshtë zbritje që ka tě bējë me fuqinë, madhěshtinë dhe diturinë e Tij që përíshinë gjithçka; ndërsa krijesat e Tij nuk mund ta pērfshijnë Atë me diturinë e tyre të kufizuar; porse dituria e krijesave përfundon dhe kufizohet me atë informacion që Zoti u'a jep për veten e vet krijesave të veta, ose Pejgamberi i vet rreth Tij, krijesave të Tij".[5]


Referencat:

[1] "Sherh Akideh Tahavijeh", Muhamed bin Muhamed El-Babertij.

[2] "Sunen El-Kubra", Derul Kutub El-Ilmije, 3/4.

[3] Imam ibn Abduk-Berr në "Et-Temhid", 5/125.

[4] "Keshful Mushkil min Hadithi Sshihejn", 3/379.

[5] "Fethul Berij" li bni Rexheb, 3/117.

16 Jun 2023

A VEPROHET ME HADITHIN E SAKTË-SAHIH, VEÇ SEPSE ËSHTË SAHIH?

Hafidh Ibn Rexheb el-Hanbeli, në (Fadlu ilmis-Selef ale el-Halef, fq.31), thotë: “Sa i përket imamëve dhe juristëve prej dijetarëve të hadithit, ata ndjekin hadithin autentik kudo që është nëse veprohet me të tek sahabët dhe ata pas tyre, ose tek një grup prej tyre. Ndërsa sa i përket atij (hadithi) që selefët (të parët e muslimanëve) janë pajtuar në lënien e tij, nuk lejohet veprimi sipas tij, sepse ata nuk e kanë lënë përveçse duke e ditur se nuk veprohet me të. Umer bin Abdul-Azizi ka thënë: Merrni nga mendimi atë që pajtohet me ata para jush, sepse ata kanë qenë më të ditur se ju".


Bazuar në fjalën e Hafidh Ibn Rexhebit kuptojmë se të qenurit e hadithit sahih nuk është e mjaftueshme për të vepruar me të. Por, duhet të shikohet se çfarë kanë vepruar sahabet dhe ata pas tyre. Për këtë arsye, dijetarët islam nuk janë mjaftuar vetëm me të qenurit e hadithit sahih për të vepruar me të, por kanë shikuar sahabët dhe ata pas tyre se a kanë vepruar me atë hadith sahih apo jo. Nëse të gjithë ata, ose një grup prej tyre kanë vepruar me atë hadith sahih, atëherë edhe dijetarët kanë vepruar me atë hadith. Por, nëse ata janë unanim në lënien e atij hadithi sahih, atëherë dijetarët nuk kanë vepruar me atë hadith, sepse ata nuk e kanë lënë veprimin me hadithin e saktë-sahih përveç se për shkak të një arsyeje.

Gjithashtu edhe Umer bin Abdul-Azizi këshillon që ta marrim atë mendim që përputhet me mendimin e të parëve tanë, sepse ata kanë qenë me të ditur se ne.

14 Jun 2023

NASIRUD-DIN ALBANI FLET PËR SAKTËSINË E SAHIH BUHARI-UT DHE MUSLIM-IT PËRBALL KURANIT FAMËLARTË

Sipas studiuesve të shkencës së parimeve të jurisprudences islame ("Usul Fikh-ut") ndër 4 burimet e njohura të legjislacionit (Sheriatit) islam, fjala e Allahut-Kurani Famëmadh është i pari që merret parasysh për të argumentuar normat juridike islame apo hallallin dhe haramin në islam, e në mungesë të ajeteve Kuranore studiohen hadithet Pejgamberike që flasin për çështjen e caktuar e kështu me rradhë. Si shumë dijetarë të tjerë, këtë na e dëshmon efhe Imam Ebu Hanife kur thotë:

كل ما خالف القرآن ليس عن رسول الله، وإن جاءت به الرواية".

"Gjithçka që e kundërshton Kuranin (dijeni se) ajo nuk ka ardhur nga Pejgamberi ﷺ, edhe nëse për të ka rivajet (transmetim me Sened)".

E shejh Ali Tantavi (Zoti e mëshiroftë) në librin e tij: "Prezentimi i Përgjithshëm i Fesë Islame", në shpjegimin e kësaj fjale të Imamit të Madh thotë:

"Është rregull e njohur te dijetarët e (shkencës së) terminologjisë së hadithit se Resulullahi ﷺ nuk flet në kontradiktë me Kuranin e as atë që i kundërvihet realitetit. E nëse transmetohet nga ai hadith kontradiktor me Kuranin apo me realitetin që është i dukshëm, konstatojmë se Pejgamberi ﷺ nuk e ka thënë atë edhe në qoftë se senedi (zinxhiri i transmetuesve të atij hadithi) është i saktë".

Epërsinë e fjalës së Zotit gjegjësisht Kurani Kerimit ndaj hadithit të Pejgamberit ﷺ e dëshmon edhe Nasirudin Albani i cili edhe pse është ndër studiuesit që vehabit i'a marrin për bazë fjalët e tij; në këtë temë vet Albani i kundërshton vehabit bashkëkohorë të cilët respektivisht koleksionin e Imam Buhariut i njohur si "Sahih Buhari" e vlersojnë mbi Librin e Allahut (Kuranin); edhe nëse ato hadithe bien ndesh me ajetet Kuranore!

Fjalët e Albanit për këtë çështje:

Kur hadithin e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi ose njëri prej tyre, nuk ka dyshim se e kalon urën dhe hynë tek hadithet e sakta, dhe kjo është bazë tek ne. Por nuk d.m.th kjo se çdo shkronjë ose fjalë në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit është po aq e saktë sa ç'është Kurani, dhe nuk d.m.th se në to s'ka asnjë gabim apo harresë të transmetuesve, kursesi! Ne kurr nuk e pranojmë se ka ndonjë libër tjetër të pagabueshëm përveç Kuranit, imam Shafiu dhe të tjerë pos tij kanë thënë: 《Allahu nuk ka pranuar ndonjë libër tjetër që të jetë i plotë dhe pa gabime e të meta, përveç librit të Tij》. Nuk mundet asnjë prej dijetarëve të cilët i kanë studiuar këto dy libra (Sahihun e Buhariut dhe Muslimit) me studim të thellë duke qëndruar brenda kufinjve e duke u mbështetur në rregullat moderne islame, e duke lënë anash fanatizmin, epshet e tyre, kulturën perëndimore dhe rregullat e tyre, të pretendoj diçka të tillë (pra që Buhariu dhe Muslimi janë 100% të saktë sikur Kurani). P.sh hadithin që e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi me rrugë transmetimi (sened) nga ibn Abasi (r.a): se Pejgamberi ﷺ u martua me Mejmunen duke qenë në ihram (haxh). Ska dyshim se kjo është gabim sepse kemi transmetime të sigurta se Pejgamberi ﷺ me Mejmunen u martua duke qenë i liruar nga ihrami, kjo është vërtetuar nga vet Mejmuneh.

[ Albani në parathënien e librit: "Sherhul Akideh Tahavijeh" ]

12 Jun 2023

SI TË MBJELLIM PEM XHENNETI?

Ibn el-Xheuzijj ka thënë: Dije se koha është më me vlerë se të humbasësh prej saj qoftë edhe një moment të vetëm. Në hadith të saktë, i Dërguari i Allahut ﷺ thotë: «Kush thotë ‘SubhanAllahi-l-Adhim!’ i mbillet një palmë në Xhennet!» Sa shumë kohë i çon dëm njeriu duke humbur shpërblime të mëdha! 

- Sajdu-l-hatir, f. 493. -

10 Jun 2023

Hadithi i saktë që Buhariu dhe Muslimi nuk e përmendën në veprat e tyre "Sahih Buhari" dhe "Sahih Muslim"!

Edhe pse synimi i Imam Buhariut dhe Imam Muslimit (Zoti i mëshiroftë) ishte që të tubonim sa më shumë hadithe të Pejgamberit ﷺ të shkruara në një vend; pasi që aso kohe hadithet ruheshin në gjokset  e njerëzve të cilët i memorizonin ato...

Dhe edhe pse këta dy imam kolos të islamit i'a përkushtuan jetën e tyre kërkimit të hadithit të Pejgamberit ﷺ nëpër dynja duke udhëtuar me ditë e me muaj për të marrë hadithin nga transmetuesit më të saktë të tij, çuditërisht hadithin vijues nuk e përmenden fare! Edhe pse hadithi në fjalë i plotëson kushtet për pranim sipas të dy imamve!

Hadithin në fjalë e përmend Imam Sujutiu si në vijim:


Nga Eslemi transmetohet se:

Omer bin Hatabi r.a hyri në shtëpinë e Fatimes të bijës së Pejgamberit ﷺ dhe i tha: " Oj Fatime! UAllahi! Nuk kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ të dojë dikë më shumë se sa ty; Uallahi! Pas babait tënd nuk ka njeri më të dashur për mua se sa ti". [1]

[ "Musnedi i Fatimes Radij Allahu Anhe", Autorë: Imam Xhelalud-din Es-Sujuti ]


Referencat:

[1] Transmeton Hakimi në Mustedrekun e tij, 3/155 dhe tha: Hadithi ka sened të saktë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, por ata të.dy nuk e transmetuan këtë hadith. Imam Dhehebiu ka thënë: Kjo është shumë e çuditshme!

keshilluesi.islam
X