Keshilluesi-IslamPejgamberi ﷺ ka thënë: "Do të paraqiten njerëz nga lindja të cilët do të lexojnë Kuran e leximi i tyre nuk do t'ua kalojë kufirin e fytit; do të dalin nga dini siç del shigjeta e tërhequr nga harku; shenja e tyre është qethja tullac".

Keshilluesi-IslamPejgamberi ﷺ ka thënë: "Do të paraqiten njerëz nga lindja të cilët do të lexojnë Kuran e leximi i tyre nuk do t'ua kalojë kufirin e fytit; do të dalin nga dini siç del shigjeta e tërhequr nga harku; shenja e tyre është qethja tullac".

Menu

SEKTET

11 May 2024

ÇKA THOTË ORIENTALISTI BERNARD LEWIS PËR DEVLETIN ISLAM OSMAN

Shkaku kryesor i suksesit të Osmanlive ishte lidhja e tyre me moralin islam dhe zbatimi absolut i zotimeve dhe besëlidhjeve të Zotit, meqenëse sulltanët osman i kishin kaluar të gjithë paraardhësit e tyre në zbatimin e sheriatit, si ligj konkret në vendet ku sundonin. Në letrën e -Koxhobegut- drejtuar Sulltan Muratit IV, në vitin 1630, thuhet: "Qysh prej kohës së kalifëve të parë të islamit, nuk ka qenë asnjë familje sunduese që e ka përkrahur islamin më tepër e më me sinqeritet sesa sulltanët e osmanlinjve dhe asnjëri nga ta nuk i kushtuan respekt, parimeve të sheriatit islam dhe dijetarëve të tij, siç i kushtuan këta sulltanë. Në këtë thënie nuk ka asnjë egzagjërim.


[ Bernard Luis (Lewis) - "Stambolli dhe qytetrimi i hilafetit islam", 65-66 ]


( @keshilluesi.islam )

1 Aug 2023

PREJ PRAPAGANDËS SË VEHABIVE NË BASHKPUNIM ME SHËRBIMET SEKEETE BRITANIKE

Ne sot po i njohim Feuzanin, ibn Uthejminin, ibn Bazin etj në Saudi; ama populli nuk ka dëgjuar e as që po i përmend dikush, duke u përpjek t'i lënë në hije:


🔹️Shejh Et-Tibanin i cili është dijetari i njohur, hoxha i medreses Felah në Meken Fisnike.


Populli fatkeqësisht dëgjon për Salih El-Hajdan-in (kryetar i këshillit të lartë gjyqësor në Saudi), ama nuk kan ide për

🔹️Shejh Ebu Rrauh El-Mingilati-n i cili ishte "Kádil Kudat" (myfti i vendit në tërësi)!


Sot është bërë i famshëm Ebu Is-hak El-Huvejni (emri i vërtet: Muhamed Sherif - i diplomuar në fakultetin e gjuhës spanjolle; e para se të mashtronte popullatën kinse është hoxh, punonte si shitës perimesh në tregjet e Egjiptit...!); apo të tjerë përveç këtij, e që e ndjekin këtë ideologji të përgjakshme kriminale (vehabizmin); ama popullata nuk njeh

🔹️Shejh Abdullah Zvevin, i cili ishte myfti i Shafive, e të cilit i'u pre koka në Taif (zonë në Saudin e sotme)!


Pra, fatkeqësisht ne sot po vuajmë nga kolapsi në koncepte dhe ide, e që ky është rrezik i madh për Ummetin islam.


~ Shejh Taxhud-din Muhand El-Esha'rij. El-Melikij. Er-Rrafe'ij (Allahu e ruajttë) ~

( @keshilluesi.islam )

Shejh Abdullah Ez-Zvevi - Myfti i Shafive, i'u pre koka nga vehabit pas pushtimit të Taifit nga ta.

Shejh Abdullah Ez-Zvevi - Myfti i Shafive, i'u pre koka nga vehabit pas pushtimit të Taifit nga ta.

27 Jun 2023

ÇKA THOTË PËR IBN UTHEJMININ MËSUESI I VET - ABDURRAHMAN BIN SEADI?

Se ibn Uthejmini ka bindjen se Allahu xh.sh hynë në brendi të krijesave të veta (bedim i rrenë, ndjekësit e këtij besimi wuhen panteist dhe konsiderohen jasht sunizmit), e vërteton 1 ndër hoxhallarët e njohur të vehabive, Muhamed bin Sulejman Aal Besam; i cili me ibn Uthejminin ndante të njëjtin mësues. Videot ku ibn Uthejmini pohon bindjet e gabuara që ka tashmë jan fshirë nga interneti dhe nuk gjinden aakund; prandaj, fjalët e Aal Besamit janë thesarë për ne, që zbulojnë të vërteten të cilën vehabit u përpoqën me çdo gjë të mundshme që ta fshehin! Por që Zoti xh.sh e nxjerr në shesh të vërtetën dhe e ndihmonë këtë fe në çdo formë, qoftë efhe përmes vet pasuesve të grupit të Shejtanit (vehabive)!

Aal Besami thotë si më poshtë:


Të thuhet se AbduRrahman bin Seadi lëshoi një udhëzim administrativ që nxënësit të tij Muhamed bin Uthejminit t'i mbetej detyra e imamit, ligjeruesit dhe mësimdhënësit në xhaminë e universitetit; kjo është prej çudirave të mëdha! Si do lëshonte udhëzim të tillë kur ai (ibn Seadi) më ka thënë vet: "Ibn Uthejmini është anormal-i çoroditur".

Kjo pra është ajo që më tha ibn Seadi për çudirat e ibn Uthejminit; të cilat duken në fetvat e ibn Uthejminit; e prej çudirave më të mëdha është fjala e tij: "Allahu është me ne me qenien e Tij"! I zhveshur e i pastër është Allahu nga fjala e ibn Uthejminit dhe fjalët e panteistëve (që pretendojnë se Zoti hynë brenda krijesave). E sikur të ndiqnim fetvat e tij anormale, do të mbushnim volume të tëra me to!


E prej këtyre fetfave të çuditshme siç thuhet është fakti që ibn Uthejmini paska komentuar librin "Zedul Mustekni'a" në 12 volume; ama librat: "El-Iknea"" dhe "El-Muntehe", së bashku, si dhe libra të tjerë prej librave të gjatë nuk i arrinë shpjegimi i tyre kaq shumë volume; e aq më pak libri "El-Muhtesar" (që është libër i shkurtur)! E kjo është prej çoroditjeve më të çuditshme! ...

Këtë broshur e kam shkruar si këshillë që të mos shkruhet e të mos flitet diçka që nuk vërtetohet!


[ Libri: "Përmbledhje e veprave dhe vërtetimeve të Muhamed bin Sulejman Aal Besem" - autori është prej nxënësve më të rëndsishëm të ibn Seadit dhe prej hoxhallarëve të mëdhenjë të vehabive. ]


Fjalët e Aal Besamit në arabisht, bashk me kopertinen e librit

Fjalët e Aal Besamit në arabisht, bashk me kopertinen e librit

13 Jun 2023

INTELEGJENCA BRITANIKE DHE JEZUITËT KRIJOJNË VEHABIZMIN

Raporti i një spiuni britanik në Lindjen e Mesme nga vitet 1970, i shkruar si "Memoirs of Mr. Hempher", ("Rrëfimet e Agjentit Anglez", na shkruani për të marrë librin pdf në gjuhën shqipe me E-mail) filloi të punojë në shpërbërjen e popujve islamë dhe minimin e besimit të vërtetë islam dyqind vjet më parë. Ky raport u bë përsëri interesant pasi një dokument i inteligjencës ushtarake irakene i përgatitur për Sadam Husein nga koloneli irakian Al-Amiri Said Mahmoud Najim u përkthye në anglisht. Ai e titulloi atë: "Shfaqja e lëvizjes vehabiste dhe rrënjët e saj historike". Është e qartë se Sadam Huseini e kuptoi që ekziston një vezë e fshehur në komunitetin musliman e quajtur - Vehabizëm, dhe ai u përpoq të kuptojë se kush e mbolli atje.


Pra, le të shohim se çfarë është Vehabizmi

Zyrtarisht pretendohet se Vehabistët konsiderohen pasues të islamit Sunit dhe ata janë ndjekës të mësimeve të predikuara në shekullin 18 nga teologu islam Muhamed ibn Abd al-Vahab. Ai dyshohet se "kishte nevojë" për të pastruar disa prej paqartësive në këtë mësim fetar, i cili u ngrit si rezultat i shumë bid'ateve (risive) gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Vehabizmi (ose Selefizmi) në thelb sfidoi domosdoshmërinë e transmetimit të mësimeve islame nga brezi në brez, siç është praktikuar me shekuj midis fiseve dhe familjeve islame. Sipas vehabistëve, ky nuk ishte një transmetim i vërtetë i mësimeve, pasi pësoi shumë keqinterpretime. Kështu ai i dha vetes të drejtën ta kthejë atë pak në një interpretim adekuat nga Ai duke qenë interpretuesi i pranuar i ajeteve Kur'anore.

Dhe ai arriti jo vetëm që ta impononte veten si përkthyes, por ta zgjerojë shumë interpretimin e tij dhe ta imponojë atë në shumë besimtarë. Ai mori para të mëdha nga britanikët për këtë punë të "përhapjes së interpretimit të vërtetë të Kuranit".

Një nga pikat më të rëndësishme nga interpretimi vehabist është që Islami duhet të ketë ushtrinë e vet fetare, ashtu si katolikët kanë ushtrinë e tyre - Jezuitët. Vehabizmi me një interpretim të tillë të Kuranit vetëm e aprovon se besimi islam imponohet me forcë, kështu që Islami (dihet se është besim paqësor) filloi të marrë gjithnjë e më shumë skica militante. Për këtë qëllim, Vehabizmi mbështet të gjitha veprimet e mundshme subversive (gjoja në emër të All-llahut), grushta të armatosura, konflikte, dhunë dhe konfrontime me disidentët dhe kritikët e Islamit (d.m.th. me heretikët, etj.).
Dhe kjo ishte pikërisht ajo që i përshtatej ideologëve të Vatikanit dhe doktrinës së tyre - DIVITE ET IMPERA. Dhe perandoria kryesore e Vatikanit është Britania e Madhe me të gjitha kolonitë e saj zyrtare dhe informale, të cilat përfshijnë Australinë, Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Meksikën, Indinë, Pakistanin dhe kolonitë e Afrikës Qendrore që gjoja fituan "pavarësinë" e tyre. Serbia është gjithashtu një koloni britanike (pas rrëzimit të Obrenoviq) dhe kjo mund të shihet qartë në kurorën, e cila është ende sot në flamurin serb.

Se vehabizmi dhe jezuitizmi, si dhe komunizmi dhe zionizmi, por edhe nazizmi gjerman, erdhën nga e njëjta kuzhinë e Vatikanit dhe që në një mënyrë shumë të çuditshme në një periudhë të gjatë historike ata punojnë në mënyrë perfekte në interes të forcimit të Perandorisë Britanike, d.m.th. Kurora filloi të vihet re vetëm në dekadat e fundit, kur u zbuluan gjithnjë e më shumë elementë të komplotit shekullor.



Autor: Ivona ZHIVKOVIQ

_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Vehabistët dhe lidhja Britaniko-Islame: Lufta publike, punët sekrete!".

12 Jun 2023

DUHET TË DALLOJMË DIJETARIN E VËRTETË NGA AI TJETRI QË ËSHTË IMPONUES I MENDIMEVE ME FORCË!

Ne duhet të kuptojmë dhe të bëjmë dallimin mes fetarëve dhe mësuesve të vërtetë të fesë, dhe mes atyre që e përdorin fenë (islamin) për qëllime të tjera.

Ne nuk duhet të akuzojmë askënd dhe as nuk duhet t'i besojmë askujt; derisa të mësojmë biografinë e tij jetësore, prej burimeve më të thella dhe më të sakta! 

Duhet të ndalemi e t'i thërrasim mendjes, dhe të dyshojmë te çdo ideologji a mendim të çuditshme (që nuk përputhen me mësimet bazë islame); derisa të shfaqet e vërteta e pastër!

Dhe e vërteta nuk gjindet vetëm se me hulumtim e studim! E kush e studion jetën e Muhammed bin AbdulVehabit, gjëja e parë që sheh është se ibn AbdulVehabi i nxit mendimet e tij tek të tjerët me dhunë, por se këtë e bënë vetëm me muslimanë!


Dhe të gjithë njerëzit e dinë se çdokush që përpiqet t'i imponoj bindjet apo mendimet e veta tek të tjerët me forcë, i ka dhënë vetvetes vulën (peçatin) e zullumqarit që bënë fesat dhe që do të zhduket.

[ Shkëputje nga hytbja: "E vërteta memece" ]


11 Jun 2023

PRAPAGANDA - "UNË JAM SELEFI"!

Nëse vehabisti nexhdij të thotë: Ne jemi Selefi, si ti përgjigjemi?!

Ibn Tejmije El-Harani vdiq në vitin 728 sipas Hixhretit, Muhammed bin AbdulVehabi vdiq në vitin 1206 sipas Hixhretit, kurse ibn Bazi, Uthejmini dhe Albani vdiqën në këtë kohë (shekullin 20). Dhe të gjithë këta nuk janë prej të parëve tanë të mirë ( Selefu Salih); as për nga koha, as për nga gjendja, as për nga bindjet, as për nga ajo që pasojnë. Dhe prandaj, (të sipërpërmendurit) nuk lejohet që të quhen "SELEFI"!

SELEFU SALIH janë vetëm 3 gjeneratat e para të muslimanëve në 3 shekujt e parë (që njihen si 3 gjeneratat e arta)!

Përktheu:

Keshilluesi-islam.simdif.com

10 Jun 2023

MASAKRA QË VEHABIT I'A BËNË MUSLIMANVE!

Vehabit kur hynë në Taif, i vranë njerëzit në përgjithësi (pa i zgjedh), përfshirë pleqt dhe të vegjlit, udhëheqësit, të nderuarit (njerëzit me autoritet) dhe të përulurit; pritnin kokat e fëmijëve në gjokset e. Nënave që u jepnin qumësht, i vrisnin njerëzit nëpër shtëpi dhe nëpër dyqane;... kur e gjetën një grup njerëzish që studionin Kuranin, i vranë nga i pari tek i fundit e pastaj dolën nëpër Xhamia dhe e vranë një burrë që po qëndronte në ruku ose sexhde (nuk i kujtohet mirë) dhe plaçkitën monedhat dhe pasurit. I shkelnin me këmbë Mus-hafet dhe transkriptimet e dorshkrimeve të Buhariut dhe Muslimit, dhe pjesën e mbetur të librave të hadithit, fikhut (jurisprudencës islame) dhe nahvit (gramatikës arabe); pasi që i shpërndan ato (librat e shkencave të lartpërmendura) nëpër rrugica dhe nëpër moçale të gjera, e morrën pasurinë e muslimanëve dhe e ndan atë me njëri tjetrin; ashtu siç ndahet plaçka e luftës (ganimeti) që merret nga qafirat (jobesimtarët).


[ Mufti Ahmed bin Zejni Dahlani në librin e tij: "UMERAU BELEDIL HARAM" - Udhëheqësit e qyteteve të shenjta f. 297 - 298 ]

keshilluesi.islam
X