MESELE-FIKH, PYETJE DHE PËRGJIGJE
DITA E ASHURES -NJË SHPJEGIM I BUKUR NGA DR. ALI XHUMA'
Muaji Muharrem është muaji i tretë nga katër muajt e shenjtë që vijnë njëri pas tjetrit: dhul-Ka’deh, dhu’l-Hixheh, Muharremin, dhe pas tyre vjen muaji i katërt, Rexhebi; prandaj ai quhet edhe - Rexheb el-Ferd” (Rexhebi i veçuar), sepse vjen i vetëm, ndryshe nga tre muajt tjerë që janë rresht.
Muaji Muharrem ka qenë shumë i dashur për Profetin tonë Muhamed a.s aq sa është transmetuar se ai agjëronte shpesh gjatë këtij muaji.
Kur Profet Muhamed a.s hyri në Medinë gjatë një udhëtimi dhe aty gjeti që hebrenjtë kishin kalendarin e tyre dhe kishin një muaj që e quanin “Tishri”. Në të 10-tin e këtij muaji, Allahu kishte ndihmuar Musain (Moisiun) dhe e kishte shpëtuar nga Faraoni.
Kur Profet Muhamed a.s pa që hebrenjtë agjëronin atë ditë pyeti: “Ç’është kjo ditë?” Ata i thanë: “Kjo është dita kur Allahu shpëtoi Musain.”
Profeti tha: “Ne kemi më shumë të drejtë për Musain se ata.” Profeti e agjëroi atë ditë dhe urdhëroi shokët e tij ta agjëronin gjithashtu.
Dita e Ashures (10 Muharrem) mbeti e detyrueshme për muslimanët për një kohë deri sa Allahu zbriti ajetin:
"Muaji i Ramazanit është ai në të cilin është zbritur Kurani, udhëzim për njerëzit....."
Ky ajet kuranor e shfuqizoi obligimin për agjërimin e Ashurasë, por agjërimi i saj mbeti një sunet deri në Ditën e Kiametit. Madje Profeti Muhamed a.s ka thënë: “Nëse do të jetoj dhe vitin tjetër do të agjëroj edhe ditën e nëntë (Tasua) së bashku me ditën e dhjetë (Ashura).”
Por, Profeti a.s ndërroi jetë para se ta realizonte këtë dhe kështu mbeti sunet i preferuar të agjërohet dita e nëntë dhe dita e Ashures.
Ai a.s gjithashtu ka thënë:
“Kush shpenzon për familjen e tij ditën e Ashurasë Allahu do t’ia zgjerojë furnizimin gjatë gjithë vitit.”
Këtë e transmeton Taberani dhe e ka saktësuar dijetari Ahmed ibn es-Siddik si dhe dijetari irakian.
Abdullah ibn Mubarek, një dijetar i famshëm që është në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithit, ka thënë:
“E kemi provuar këtë për gjashtëdhjetë vjet dhe e kemi gjetur të saktë.” Që do të thotë: kur shpenzonte më shumë për familjen në atë ditë, Allahu i jepte begati gjithë vitin dhe kur e linte atë ditë pa shpenzuar i ngushtohej furnizimin.
Edhe ne, për më shumë se tridhjetë vjet e kemi zbatuar këtë dhe gjithmonë kemi parë mirësi – dhe falë Zotit nuk e kemi lënë kurrë këtë praktikë.
Megjithatë, vijnë disa që pretendojnë se hadithi është i dobët sepse është transmetuar nga Taberani në “el-Kebir” dhe se ka dobësi në zinxhir.
Por përgjigja e Abdullah ibn Mubarek është e qartë:
“Ne e kemi provuar vetë, dhe e kemi parë të vërtetë.”
Për më tepër, këtë hadith e kanë saktësuar dijetarë të mëdhenj si imam el-Iraki – mësuesi i hafiz ibn Haxherit – dhe në kohët tona shejh Ahmed ibn es-Siddik në librin e tij “Hidayetu’s-Sughra fi Tas’hih Hadith et-Teusi’a ‘ala’l-‘Iyal Lejlet Ashura”.
Egjiptianët, me ndjeshmërinë dhe shijen e tyre të hollë shpirtërore, shpikën një ëmbëlsirë që e quajtën “Ashure” dhe e përgatisin në natën e Ashurasë. Me pas e shpërndajnë te fqinjët dhe të afërmit.
Ky gëzim i tyre vjen nga gëzimi për shpëtimin e Musait a.s . Ky akt është një kuptim i bukur dhe madhështor që u mëson muslimanëve – dhe i ka mësuar realisht – se feja është mëshirë dhe gëzim.
Çuditemi me disa që sot po përhapin një kulturë të re:
"Kulturën e ndalimit të gjithçkaje, të ashpërsisë ndaj çdo gjëje, dhe etiketimin e gjithçkaje si “bidat” (risi në fe)".
Kjo është një kulturë e kalbur që nuk ka as lidhje me fenë dhe as me jetën.
Profeti Muhamed a.s erdhi me Kuranin dhe Kurani na mësoi mëshirën që në fjalën e parë:
“Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.”
Allahu përshkroi të Dërguarin e Tij:
“Ne të kemi dërguar vetëm si mëshirë për botët.”
Por disa njerëz duan ta kthejnë traditën e Profetit Muhamed a.s në një model të çuditshëm të dhunës, përplasjes, përçarjes, dhe urrejtjes ndaj jetës – nën maskën e asketizmit.
Por ai që nuk ka gjë nga kjo botë dhe pretendon se është (asket), ai thjesht eshte duke gënjyer veten.
I vërtetë është asketizmi i atij që zotëron diçka por e lë për hir të Allahut.
Ka edhe nga ata që thonë se kjo ditë është ditë pikëllimi, sepse e lidhin me ditën e martirizimit të Imam Husejnit – udhëheqësi i të rinjve të Xhenetit.
Por kjo nuk ka lidhje me festimin e shpëtimit të Musait, apo me sunetin e Profetit Muhamed a.s .
Dita e vërtetë e Ashurasë është përkujtimi i shpëtimit që Allahu i dha Musait dhe gëzimi i muslimanëve për këtë është një shenjë e lidhjes së tyre me profetët e mëparshëm dhe me Ehli Kitabin (hebrenjtë dhe të krishterët) dhe ky ishte mesazhi që Profeti synonte.
Ne nuk jemi dakord me ata që duan ta mbulojnë këtë kuptim.
Pa dyshim që ne e duam Imam Husejnin, e nderojmë maksimalisht dhe askush nuk mund të na rivalizojë në këtë dashuri.
Lidhja e egjiptianëve me Imam Husejnin dhe me vendin e tij të shenjtë në Kajro është e njohur.
Por, gjithashtu nuk pranojmë të braktisim një sunet të Profetit Muhamed a.s as për sa i përket agjërimit, as për festimin dhe as për traditën e zgjerimit të furnizimit për familjen në këtë ditë.
FESTIMI I VITIT TË RI
“Kur mbajta vaz/ders një herë në (rajonin) Sağmalcılar (të Stambollit), erdhi një polic e më pyeti: - Ti folke kundër vitit të ri, ashtu?
Iu përgjigja: “Çka nëse flas, a mos jeni i krishterë?”
Ma ktheu: - Mos pyet, as ne s’e dimë se çka jemi…”
[ Shejh Mahmud Efendi Hazretleri, kades Allahu sirrahu! ]
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
"Kush i ngjan një populli ai është prej tyre"!
keshilluesi-islam
BOJKOTIMI I PRODUKTEVE IZRAELITE, VEPRIM I QËLLUAR APO I GABUAR?
Guvernatori i New York-ut para pak ditësh ka firmosur një urdhër ekzekutiv që detyron shtetin të ndërpres të gjitha fondet për kompanitë, grupet apo njerëzit që bojkotojnë produktet izraelite; kompanit dhe njerëzit që bojkotojn këto produkte ghithashtu do të vendosen në listën e zezë.
Një gjendje e tillë sikur në New York mund të përhapet edhe në vendet tjera me popullsi shumic muslimane... por le të vështrojmë çështjen nga një fushpamje më e gjerë!
Çfarë të mire i sjell ummetit islam bojkoti i produkteve izraelite? Muslimanët në new york përbëjnë 9% të popullsisë së New York-ut, pra janë përafërsisht 800.000 musliman; nëse këta musliman për shkak të bojkotit që bëjnë do burgoseshin nëpër burgjet amerikane ku torturohen deri në vdekje e kurr nuk lirohen më, kujt do i shërbente kjo dhe kujt do i bëhej qefi? Padyshim se armiqve të islamit, të cilët përdorin çdo pretekst për të zvogëuar numrin e muslimanve në botë! E bojkoti është një form tjetër përmes së cilës do bëhen përpjekje për reduktimin e përhapjes së shpejtë të islamit në botë; që sipas statistikave amerikane deri në vitin 2030 islami do i'a kaloj krishtërimit në numër si feja më e përhapur në botë!
Jo rastësisht ata që po i japin më së shumti zë bojkotit, janë vehabit, të cilët deri dje mallkonin palestinen e i quanin jobesimtarë palestinezët, e për të cilët ish presidenti i izraelit Is-hak Ben Zveji thotë se lëvizja vehabiste paraqiten si musliman porse realisht janë jehud në fshehtësi. Quani injorant ose bashkpuntor me armikun, ama muslimani i vërtetë që ka hall gjendjen e ummetit, nuk bie pre e prapagandes jehudo-vehabiste për bojkotim të produkteve izraelite!
Parimi islam thotë se: "Qëllimi i mirë nuk arsyeton mjetin e gabuar". Prandaj bojkoti i produkteve izraelite është gabim dhe në dëm të kauzës islame. Palestina do çlirohet, por jo me bojkote të tilla! E dijetari bashkkohorë Dr. Muhamed El-Gazali ka thënë se: "Ndërtimi i fabrikave është po aq me vlerë sa ndërtimi i xhamive".
Prandaj, nëse si musliman don që të luftosh të keqen me dorë, siç na porosit hadithi Pejgamberik; atëherë krijo produktet tua që zëvendësojnë produktet izraelite të përhapura në botë. Ose minimumi si besimtarë bëjë dua, sepse duaja është arma e besimtarit.
~ keshilluesi.islam ~
PËRDORIMI I TESPIHEVE, REALITETI QË PO FSHIHET!
Imam Ibn Haxher El Askalani (jurist i shkolles juridike (Medh'hebit) Shafi, dhe me titullin Hafiz në shkencen e hadithit), Imam Xhunejdi, Imam Hasan El-Basriu, Imam El-Meneui (gjithashtu me titullin Hafiz në hadith); si dhe shumë dijetarë të tjerë të 4 shkollave më të njohura të.jurisprudences islame në veçanti, dhe të të gjitha shkencave islame në përgjithësi (për të mos thënë të gjithë), nuk e konsiderojnë përdorimin e guralecëve, koceve, kokrrave, rruazave, "TESPIHEVE" si diçka të qortuar (mekruh); e aq më.pakë bidat e haram!
Për të mos u stërzgjatur me përmendjen e haditheve (e që sipas Ibn Haxherit transmetimet-rivajetet janë të shumta) dhe sqarimin e tyre, apo me fjalët e dijetarëve të islamit lidhur me këtë qështje, po përmendim vetëm fjalën e Imam Sujutiut Rahmet pastë (Jurist i Medh'hebit Shafi dhe poashtu haditholog...) i cili ka thënë:
"Edhe sikur mos të kishte asnjë arsye tjetër për përdorimin e tespiheve, përveç pajtueshmërisë së dijetarëve dhe praktikës së të parëve, kjo do të ishte e mjaftueshme që një gjë e tillë (pra përdorimi i të sipërpërmendurave) të mos jetë e qortuar (mekruh). E si është puna e tespiheve që janë një mjet prej mjeteve të cilat të nxisin për ta përmendur Allahun Xh.Sh ! Përafërsisht nuk ka njeri (musliman) që i sheh tespihet, e që nuk i'a rikujtojnë Allahun Xh.Sh! Madje disa njerëz i kanë quajtur tespihet "Rikujtuesit" dhe disa të tjerë i kanë quajtur "Litarët e lidhjes së zemrave me Allahun".
TEKBIRET E TESHRIKUT
këndimi i tekbireve të Teshrikut që fillojnë prej përfundimit të namazit të Sabahut të dites së Arafatit (nata e Kurban bajramit) e vazhdojnë deri në namazin e Ikindis të ditës së katërt, është Vaxhib që të këndohet 1 herë pas namazeve farze; por nëse bëhet edhe më shumë, atëherë është e preferuar- mustehab (gratë duhet që tekbiret e Teshrikut t'i bëjnë me zë të ulët).
️Forma e Tekbirit të Teshrikut sipas medh'hebit të Imamit të Madh Ebu Hanifes:
""ALLAHU EKBER ALLAHU EKBER, LE ILEHE ILALLAHU UALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER UE LILEHIL HAMD"!
PJESMARRJA E GRAVE NË FALJEN E NAMAZIT TË XHUMASË
Dihet se për të qenë falja e namazit të Xhumasë obligim për muslimanin e shëndetshëm mendërisht moshrritur është të qenurit burrë; dhe se nuk i obligohet falja e namazit tě xhumasë grave, porse nëse e fal xhumanë në vend të drekes ky namaz i saj është i vlefshëm. Por a është mě mirë për gratë që të fallin xhumanë në xhami, apo dreken në shtëpi? 4 medhhebet e njohura të Ehli Synetit ndahen në mendime të ndryshme në këtë pikë; e të cilat do t'i përmendim në vijim.
Medhhebi i lmamit të Madh (Ebu Hanife-s) r.a:
Më së miri është që gratë tě falin dreken ně shtěpi, qoftë grua plakě apo vajzë e re; pasi që namazi me xhematě nuk eshtë obligim për gratë. Me argument hadithin: 《Mos i ndaloni gratě tuaja nga xhamitë; e shtepitë e tyre janë mě të mira për to》. [Ebu Davudi].
Medhhebi i lmam Maliku-t (Alim-it të Medine-s) r.a
Nése është grua plakë që nuk tërheq burrat, i lejohet që te prezantojë në xhuma përndryshe e ka mekruh. Ndersa nëse është vajzë e re dhe frikësohet se me prezantimin e saj në xhuma mund të shkaktojë fitne (huti, përçarje) gjatë rrugës ose në xhami; ateherë e ka haram prezencen në xhuma ashtu që të ruhet nga fesadi.
Medhhebi i lmam Shafiut r.a:
Është mekruh (veprim i papëlqyer) për gratë těrheqëse që të prezantojně ně namazin e xhumasë apo namaze tjera në pērgjithěsi. Něse është grua që vishet me rroba të vjetra apo të ngjashme me kěto; nuk konsiderohet tërhegëse, edhe nëse zbukurohet dhe parfumoset. Ndërsa něse është grua plakë dhe del e veshur me vjetērsira, nuk u hedhë aromë parfumi dhe nuk i tërheqë burrat (për martesë); i vlenë namazi i Xhumasë nëse prezanton ně të. E ghithë kjo mbi bazën e dy kushteve: 1. Që t'i jap leje kujdestari i saj për pjesmarrje, qoftë vajzë e re apo grua plakë. E nëse nuk i jepet leje, e ka haram. 2. Të mos kihet frikë se me shkuarjen e saj mund ť'i shkaktohet fitne dikujt, përndryshe e ka haram shkuarjen.
Medhhebi i Imam Ahmed bin Hanbel-it r.a:
Eshtë e lejuar (mubah) gë gratë të marrin pjesë në namazin e xhumasë, me kusht që të mos jetë e bukur; por něse është e bukur, e ka mekruh.
LEXIMI I JASINIT PËR TË VDEKURIT?
Leximi i sures Jasin për të vdekurin është i ligjësuar në Islam!
Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ibni Maxhe nga Ma’kil bin Jesar r.a. nga Pejgamberi a.s. i cili ka thënë: “Lexone Jasinin për të vdekurit tuaj”. Siç e ka transmetuar imam Ahmedi në Musnedin e tij në trajtën; “Jasini është zemra e Kuranit, nuk e lexon njeriu duke synuar kënaqësinë e Zotit dhe botës tjetër, përveç se do të falet, andaj lexone atë për të vdekurit tuaj”. Gjithashtu, e ka transmetuar këtë hadith edhe Nesaiu e Ibni Hibani duke e saktësuar (verifikuar të saktë-sahih). Prof.dr. Ahmed Taha Rejan, nga kolosët gjigant të dijes. Ish ligjerues i lëndës Fikhul Mukaren në Fakultetin e Sheriatit dhe dekan, pranë Universitetit të Ez-heri Sherif në Kajro-Egjipt.
A AGJËROHET PËR TË VDEKURIN, APO PËR TË JEPET USHQIM (FIDJE)?
Nga Ibn Abasi r.a transmetohet se:
Një grua pyeti: "O i Dërguar i Zotit! Nëna ime ka vdekur, dhe e ka arrit vdekja pa e agjëru agjërimin e betimit, a të agjërojë unë për të"?
Pejgamberi ﷺ i tha: 《Si mendon, nëse nëna jote do të kishte një borxh, të cilin ti do i'a paguaje, a do t'i quhej si borxh i kryer》? Gruaja u përgjigj: "Po"; 《Atëherë pra agjëro për nënën tënde》; i tha Pejgamberi, ﷺ. [ Shënojnë Buhariu dhe Muslimi ].
E në një transmetim tjetër thuhet se:
"Një grua doli në det me varkë dhe u betua se nëse Allahu do ta shpëtonte nga vështirsia, falënderimin e sajë ndaj Zotit do e shprehte me agjërim për 1 muaj; E shpëtoi Allahu, por ajo nuk arriti të agjërojë derisa i erdhi vdekja. Kështu që një e afërme e sajë erdhi te Pejgamberi ﷺ , i'a tregoi ngjarjen Atij, e Pejgamberi ﷺ i tha: 《Agjëro për të》. [ Transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe Ebu Davudi ]
Kjo që është transmetuar nga Ibn Abasi është në kundërshtim me atë që transmeton Ebu Davudi në "Sunenin e tij të Madh", me sened të saktë, në kapitullin e agjërimit; nga Ata bin Ebi Rabeha, e ky nga Ibn Abasi r.a se ka thënë:
"Nuk fal namaz askush për askënd, dhe as nuk agjëron ndokush për ndokënd; por jep ushqim për të 1/4 e babunes me grurë".¹
E fetvaja e transmetuesit në kundërshtim me atë që e transmeton është në derexhen e transmetimit të abroguar (shfuqizuar).
Gjithashtu Imam Malik bin Enes ka thënë:
"Nuk kam dëgjuar nga Sahabet e as nga Tabiinët në Medine që ndonjëri prej tyre të ketë urdhëruar ndokënd që të agjërojë për dikë tjetër apo që të falë namaz për dikë tjetër, porse secili këto vepra i bënë për veten e vet, e askush nuk i vepron këto punë për askënd".
[ Kështu është transmetuar në Nasbu Rrajeh", 2/463, shih "El-Muvata të Imam Malikut": 1/303 ]
Kjo fjalë e Imam Malikut e përforcon abrogimin e hadithit të sipërpërmendur nga Ibn Abasit r.a.
[1] E transmeton Nesaiu në "Sunen El-Kubra" dhe e përmend poashtu Imam Bejhakiu në "Sunenin e tij të Madh", 4/256, nga hadithi me numër (8021) dhe thotë: "Kam parë që disa prej shokëve tanë (dijetarëve të medh'hebit Shafi) e kanë konsideruar të dobët hadithin e ibn Abasit (dy hadithet e sipërpërmendura të transmetuara nga Buhariu, Muslimi, Ahmedi, Nesaiu dhe Ebu Davudi), siç është transmetuar për këtë nga ibn Omeri r.a me fjalët:
Transmetohet nga Kasimi dhe Nafiu se: Kur ibn Omeri pyetej për atë person që vdiste e që i kishte mbetur Ramazani, apo ndonjë ditë agjërimi si pasojë e betimit pa e agjëruar, thoshte: "Nuk agjëron askush për askënd, por jepni sadaka nga pasuria e të vdekurit për agjërimin e mbetur të tij (ushqejeni) nga një të varfër për çdo ditë".
[ Transmeton Bejhakiu në "Sunen El-Kubra": 4/254 (7004); Ibn Ebu Shejbe në "Musanef": 3/380 (15122) dhe Maliku në "Muvata": 1/303 (669). ]
Edhe ibn Haxheri r.a e konsideroi të dobët transmetimin e ibn Abasit r.a [ Shih: "Fethul Berij": 4/194 ].
Kurse sa i përket transmetimit të Aishes Radij Allahu anhe se Pejgamberi ﷺ ka thënë:《Kush vdes me agjërim të mbetur, për të agjëron i afërmi i tij》. [ Mutefekun alejhi ]
Themi se këtë hadith e ka transmetuar Ebu Davudi i cili ka thënë: "Ky hadith vlenë për agjërimin e ditëve për agjërimin e të cilave personi është betuar; këtë e ka thënë Ahmed bin Hanbeli...
E Imam Ez-Zerkeshij Esh-Shafi'ij në "Et-Tenkih" ka thënë:
"Dijetarët tanë hadithin e Aishes e bartën në kategorinë e agjërimit të ditëve për të cilat personi është betuar; për shkak të asaj që është transmetuar nga vetë Aisha r.a se ka thënë: "Jepet ushqim për të vdekurin që ka ditë ramazani të pa agjëruara, e nuk agjërohet për të". Sepse zëvendësimi në çështjet që kanë të bëjnë me adhurimet (ibadat) është sipas më të lehtës, e agjërimi për shkak të betimit-zotimit (nedhr) është norma më e lehtë në të cilën mund të zbatohet zëvendsimi; pasi që si agjërim nuk është obliguar në bazë sheriatike porse vetë ai që zotohet për agjërim i'a bën obligim vetes; bazuar mbi atë se Ebu Davudi e transmetoi hadithin në kapitullin e "Betimeve dhe Zotimeve" duke deklaruar se është hadith që ka të bëjë me agjërimin për shkak të zotimi; siç u përmend se një grua doli me varkë në det dhe u betua se nëse shpëton nga vështirësia...
[ "Argumentet e Hanefive Nga Hadithet Pejgamberike Në çështjet Juridike", Autorë: Shejh El-Muhadith El-Mufesir Muhamed Abdullah bin Muslim El-Behlevij El Hanefij (r.a) ]