ÇËSHTJE TË BESIMIT DHE MISTICIZMIT ISLAM
A MUND TA SHOHIM ZOTIN?
Fjala e Zotit drejtuar Musait a.s:
"Nuk do të më shohësh". [el-Earaf: 143 ]
Nënkupton mohimin e mundësisë së njeriut për ta parë Zotin në këtë botë, e jo të mundësisë për të parë vetë Zotin.
Sepse po të ishte e pamundur që të shihet Zoti, atëherë në Kuran do të thuhej: "Unë nuk jam që shihem"; ose "Nuk është e saktë që Unë të shihem".
Sikur ai i cili në mëngë të vetë ka një gurë, kurse një njeri tjetër mendon se ai ka ushqim, dhe i thotë: "Ma jep ta ha atë ushqim"! Përgjigjja e saktë do të ishte: "Nuk hahet"; ndërkaq nëse guri do të ishte vërtetë ushqim, atëherë do të duhej të thoshte: "Nuk do e hash atë"!
Kjo nuk ka lidhje asgjë me fjalën e Allahut:
"Nuk e përceptojn Atë shikimet". [el-Enam: 103 ]
Sepse fjala "Shikimet", është në shumës, dhe shumësi përfshin të përgjithshmen, pra ajeti nënkupton se jo të gjithë do ta shohin Zotin, e jo se askush nuk do e shoh Zotin.
Gjithashtu mohimi i perceptimit nuk është mohim i të parit të Zotit, sepse perceptimi dhe pamja janë dy gjëra të ndryshme nga njëra tjetra; sepse perceptimi është kur percepton anët dhe kufijtë e së dukshmes, e Ai i cili është e pamundur logjikisht që të ketë anë dhe kufij, nuk mund të perceptohet.
Kështu që perceptimi në krahasim me pamjen, është në shkallën e përfshirjes së diturisë, dhe mohimi i diturisë e cila nuk shkon më larg sesa anët dhe kufijtë e të dukshmes, nuk është mohim i diturisë rreth (ekzistencës së) Zotit.
Burimi: Muhjid-din Muhamed bin Ibrahim en-Niksarij el-Hanefi, "Shpjegim i Shtyllave të bindjeve të Ehli Synetit dhe Xhematit", f.54-55.
keshilluesi-iskam
DOKTRINA E SHQIPTARËVE HANEFI-MATURIDI
Pyetja që bëhët vazhdimisht, sidomos nga hoxhallarët e shqipërisë është, na tregoni se hoxhallarët më parë a ishin Maturidi?
Me këto pyetje po mundohen ta manipulojnë tash xhematin se të jesh Hanefi/Maturidi është diçka e re tek shqiptarët!
Është e vërtetë se para vitëve 90-ta, nuk është folur për këto terme as Hanefi e as Maturidi e as Vehabi, sepse nuk ka qenë fare e nevojshme për shkak se nuk kishte Medhhebe apo menhexhe tjera përpos një.
Muslimanve akideja Hanefite/Maturidite gjithmonë i'u është mësuar, edhe pse në atë kohë nuk kishte libra islame në gjuhën shqipe, ju është mësuar nëpërmjet vargjeve, si përshembull mevludi:
Gjithë ke Zoti s’pat melek e s’pat insan
Arsh e Kyrs, tokë e qiell as diell e hënë
Këtu po dihet që s’ka nevojë Ai për vend
S’mund përzihet punës se Tij kurrnjë send
Pa huruf dhe pa za Ai Padishah,
I foli Musës hiç pa ishtibah.
Shih edhe poezin e Hafiz Ibrahim Dalliut:
Besimi në Zotin e vërtetë
Bahet si ka ba vetë emër
Që është një pa shoq e t'metë
Kështu me vërtetue me zemër
Zot! Të dimë me ato sifate
Që n'Kur'an na i ke kallxue
Nuk ta mendojmë vehtën t'ate
Se s'mundemi m'e kuptue
Mjafton për ne kështu me t'ditë
Me ata emna e vetija
Me kaq dije e kaq dritë
Na rrënjen mendja e vetëdija
Zoti ynë ka ma t'bukurat emna
Thirret orë e m'ças gjithkundi
Ka edhe ma t'plotët mbiemna
Madhnisë Tij s'i gjindet fundi
Vetijat e Perëndisë
Përmblidhen në katërmbdhetë
Që ato i meritojnë Hyjnisë
Tjerat hyjnë n'ta drejtë për drejtë
Zoti ynë ashtë-përherë ka qenë
N'ekzistimin e Tij s'ka dyshim
Edhe gjithmonë ka me qenë
Pa fillesë e pa mbarim
Ashtë nji Zot pa të metë
Nuk ka shoq fëmij e send
S'ja përngjan gja më të vërtetë
Edhe s'ka nevojë për vend
Ashtë i gjallë, ka t'madhën fuqië
Ka dije pa fund e kryë
Punon pas dëshirës së Tij
Shef e ndien pa vesh e sy
Ashtë folës, por jo me za
Dhe jo me shkronja e me buzë
Se Atij s'ja përgjet asgja
Ashtë edhe i vetmi krijues
Një këto katermbdhetë vetija
Që u përmenden fjalë për fjalë
Do e mos gjinden ke Perendija
Me qenë ndryshe ashtë muhal.
Burimi:
Takvim 1407-8/kalendar 1987,fq.37-38'
PËRSE EKZISTON SHPËRBLIMI DHE NDËSHKIMI
Ëdhtë bindje sunite se Zoti krijon çdo gjë; duke përfshirë këtu edhe veprat tona.
Por përsëri robërit e Zoti ekziston mundsia që të shpërblehen ose të ndëshkohen në ditën e kiametit. Prandaj me të drejtë dikush mund të parashtroj pyetjen vijuese:
Me që Allahu krijon veprat tona, atëherë pse do ndëshkohemi për diçka që Zoti vetë krijoi?
Sqarimi i kësaj çështjeje është si më poshtë:
Themi: Shpërblimi dhe ndëshkimi janë në bazë të mënyrës se si zgjedh ta kryesh veprën e nuk janë pasojë e esencës së vetë veprës; e për këtë arsye Ebu Hanife tha se:
"Mundësia (fuqia-takati) me të cilën robi vepron një gjynah, është po e njejta mundsi të cilën do mund ta përdorte për të bërë sevap; prandaj robi ndëshkohet për shpenzimin e kapacitetit në gjynahe, fuqi të cilën Zoti e urdhëroi ta shfrytëzonte në punë të mira e jo në gjynahe,; ama nuk ndëshkohet robi për krijimin e mundësisë apo veprave nga ana e Allahut".
Prandaj ne themi se mundsia për kryerjen e veprës së mirë apo të gabuar krijohet bashk me veprën; as para sajë, e as pas sajë. Sepse çdo pjesë takati për kryerjen e veprës është e lidhur ngusht me veprën e mirë apo të gabuar (të cilën robi zgjedh ta kryej me vullnetin e tij të lirë - zgjedhje për të cilën do shpërblehet ose ndëshkohet).
[ Imam Ebu Mensur El-Maturidi "Shpjegim i fikhul Ekber", f.16,17 ]
( keshilluesi.islam )
SI TA DALLOJMË VEPRËN E MIRË NGA E KEQJA DHE SI NDAHEN NJERËZIT SIPAS GRADAVE?
Çdo gjë që e forcon ikjen tënde nga dynjaja dhe děshirën për të shkuar kah Ahireti është punë e mirë, e çdo gjë tjetër që është e kundërta e kēsaj quhet punë e humbur dhe gjynah.
E nëse është kěshtu puna, atëherë paraqitet nevoja për një njeri me qenie të fortë, shpirt të ndritshëm dhe personalitet (tabijat) të lartë, e që është i aftë t'i zhvendos njerëzit e mangët nga pozitat e mangësisë (mekamu nuksán) në pozitat e përsosmërisë (mekamu kemál); e ky njeri është veç ai që posedon gradën e Pejgamberit.
Rezulton se njerëzit ndahen në tre grupe: I pari: Ata që janë të mangët, i dyti: Ata që janë të plotësuar por nuk janë në gjendje që t'i plotësojnë ata që janë të mangët dhe grupi i tretë: Ai i cili është i përsosur dhe i aftë që ata të cilet janë të mangët, t'i plotësojë.
Grupi i parë janë krijesat në përgjithësi, grupi i dytë janë Evlijat dhe grupi i tretë janë Pejgamberët.
E përderisa fuqia e transmferimit të të metëve nga pozita e mangësisë në pozitën e përsosmërisë është në nivele të ndryshme dhe grada të pabarabarta; nuk ka dyshim se edhe nivelet (derexhet) e Pejgamberëve sa i përket fuqisë në bartjen e gradës së Pejgamberit ishin të ndryshme.
Për shkak të këtij sekreti, Pejgamberi ﷺ tha se: "Dijetarët-evlijat e ummetit tim, janë sikur Pejgamberët e benu israilve (jehudive).
[ Fahru Rrazij (Rahmet pastë) ]
HOXHA I MADH IBNUL ARABI-U
Për Shejhul Ekber. Muhjid-din bnul Arabi-un shumë fjalë të këqia janë thënë, duke i'u bërë zullum atij nga shumë njerëz; e në mesin e tyre mbase më së shumti që u morrën me të dhe që nuk lanë gjë të keqe pa thënë, qoftë fjalë e vërtetë apo shpifje, sigurisht që janë të paudhët vehabi...
Porse në mesin e gjithë asaj që thuhet për të, Dr. Abdulkadir El-Husejn, sikur e bënë më të qartë figurën e ibnul Arabi-ut, kur sqaronë qëndrimin e Ehli Synetit dhe Chematit në lidhje me të kur thotë si në vijim:
Unë muk di të ketë mospajtim në mesin e evlijave të Allahut dhe dijetarëve të shkencës së besimit në lidhje me Shejhul Ekber. Muhjid-din bnul Arabij-un në pikat vijuese:
● Konsensus (ixhma) në të qënurit e tij evlija i Allahut.
● Të qënurit evlija nuk do të thotë të jesh i mbrojtur nga gabimet (ndër njerëz, pagabueshmëria është cilësi dalluese veç e Pejgamberëve)
●Ndalimi dhe kriminalizimi i bartjes së fjalëve të tij në diçka që e kundërshton shpalljen e pagabueshme dhe sheriatin e vërtetuar.
● Frymzimi dhe zbulesa e evlijave (ilhami dhe keshfi) nuk janë burime të nxjerrjes së argumenteve sheriatike dhe është e pamundur që këto të dyja të jenë në kundërshtim me Kuranin dhe traditen Pejgamberike (sunetin).
● Ndjekja e metodave të Ehli Synetit në të kuptuarit e fjalës së tij duke e komentuar ose duke e lënë brenda kornizës së të kuptuarit të tarikateve islame dhe metodologjisë së tyre në të kuptuarit e fjalëve të paqarta dhe të ngjashme me to.
●Justifikimi i atyre që i'u kundërpërgjigjën fjalëve të paqarta të ibnul Arabiut duke dashur që të ndihmojnë fenë e Zotit, e jo me njetin e keq të nënçmimit të evlijave.
● Nuk ka gjë të keqe në atë person që për ibnul Arabiun ka mendim të mirë dhe e arsyeton, përkundrazi, ky person është duke ecur në udhën e muslimanve (të nënshtruarve që llogarinë i'a lënë Zotit e nuk merren me gabimet e mundshme të atyre që tashmë kanë kaluar në botën tjetër), e toka e Allahut është e gjerë (ka vend për të gjithë ata që duan të jenë musliman...)!
Sqaroi ndër të tjera, Dr. Abdulkadir El-Husejn El-Hanefi Esh-Shadhilij (Allahu e ruajttë)!
P.S: Shënimet në kllapa janë shpjegim i yni.
( keshilluesi.islam )
MË PA ME TESBIH NË DORË! (TREGIM)
Më pa me tespih në dorë dhe më tha se a je sufi.
I thash se a ka diçka problem të jesh i tillë.
Më tha që sufitë janë të devijuar e me bidate.
E pyeta se a i ka rastisur ndonjëherë t'i shoqërojë, ndërkohë që mu përgjigj se as që nuk do t'i njohë ata të humbur.
I thash:"Në rregull. Tani kam për të t'njoftuar se kush janë sufitë. Sufi është ai që nëse i ikën tekbiri i ihramit, hedhim mbi të 4 tekbire.
Sufi është ai që brenda ditës, i bën më shumë se 1000 salavate.
Sufi është ai që falet natën, teksa të tjerët flenë.
Sufi është ai që zemrën nuk e ka të lidhur me njerëzit, por me Allahun.
Sufi është ai që po nuk e pa sejidna Muhamedin alejhi salatu ue selam herë pas here, fillon të dyshojë në besimin e vet, kështu që e llogarit nefsin duke e përmirësuar lidhjen me Zotin e tij."
Më pas i thash:"Jeni afër të 30-ve. A e ke parë ndonjëherë sejidna Muhamed salallahu alejhi ue selem, qoftë edhe një herë?"
Më tha:"S'e kam parë dhe s'është kusht për ta parë."
I thash:"Ah sikur mos të flisje për sufitë. Sepse ata bashkojnë mes fesë dhe dashurisë. Pra nuk i kryejnë adhurimet ngaqë janë obligim, por i bëjnë nga dashuria dhe ashku për Allahun e Lartësuar. Edhe sikur të thuhej se namazi nuk është obligim, ata do vazhdojnë ta bëjnë atë me dashuri t'thellë.
Kam gjetur tek ata dorëzim të plotë Allahut, duke u kapur për shkaqe poashtu.
Ata janë muslimanë që s'kanë shpikur sheriat dhe që i gjen ta praktikojnë Kuranin dhe Sunetin me përpikmëri.
Pra sufizmi është periudha ose dimensioni pas besimit, të cilin sejidna Muhamed salallahu alejhi ue selem e ka quajtur ihsan (në hadithin e Xhibrilit) ku e adhuron Allahun sikur ta shohësh...
CILËSIT E ZOTIT A JANË SI TË KRIJESAVE? JA SE ÇFARË THOTË IMAMI I MADH EBU HANIFE PËR KËTË!
Në lidhje me cilësit e Allahut dhe se si duhet besuar Zoti, Imam Azami (Imami i Madh) Nu'man bin Thabit Ebu Hanife (Radij Allahu anhu) mes tjerash thotë:
"Zoti nuk mund të cilësohet ashtu si i cilësojmë krijesat. Hidhërimi dhe kënaqësia e tij janë të pashembullt. Ky është kuptimi i "Ehli Synetit dhe Xhematit". Zoti edhe mund të dëshpërohet edhe mund të pëlqej diçka, por, nuk mund të thuhet se dëshpërimi i tij nënkupton dënimin apo kënaqësia e tij shpërblimin. Ne duhet ta cilësojmë ashtu siç e ka cilësuar Ai vetën: është Një, nuk ka fund e as nuk është i lindur; Atij nuk i përngjan askush. Është i Gjallë, Vigjilent, i Fuqishëm, Dëgjon, Sheh, është i Ditur edhe pse dora e Tij është mbi dorën e njerëzve; dora e Tij nuk është gjymtyrë si dora e njerëzve. Ai është Krijues i të gjithë shpirtrave. "Atij nuk i përngjan asnjë send Ai edhe Dëgjon edhe Sheh". (Esh-Shura, 11.)
Por nëse pyet dikush: "Ku është Zoti"?
"Njeriut të tillë duhet t'i thuhet edhe kjo: Zoti ka ekzistuar edhe atëherë kur nuk ka ekzistuar hapsira. Ai ka ekzistuar edhe atëherë kur nuk ka ekzistuar as pyetja "ku është", as krijesa e asnjë send. Ti i thuaj atij se zoti është Krijuesi i çdo sendi. Nëse pyet dikush: Ai i cili dëshiron të dëshiruarën, me çka e ka dëshiruar atë?" Ti i thuaj: Me atributin e tij. Ai është i Plotfuqishëm me fuqinë e Tij, i Dijshëm me dijen e Tij, Sundues me sundimin e tij. Por, nëse pyet: "A thua Zoti dëshiroi me Vullnetin e Tij, do të thotë me dëshirën e Tij dhe me dijen e Tij?' Ti, njeriut që pyet kështu, përgjigju me "Po".
"PESË KRYEVEPRAT E EBU HANIFES"-"EL-FIKHU-L EBSAT"
PSE NUK PAJTOHEMI ME JU?
"Të gjithë e dim se çka thotë Zoti në Kuran. Mos mendo ti në veten tënde, se po na vjen me diçka që për ne është jo e ditur! Sepse disa njerëz (VEHABIT) kur ne (Ehli Syneti dhe Xhemati) nuk dakordohemi me ta, të thonë: "Jo jo ka 1 ajet n'Kuran që e mohon atë që po thua"! Sikur ai ajet të jetë ndonjë thesar që se ditka askush përveç tij (vehabistit)! Secili prej nesh i dimë ajetet, por mospajtimi ynë (Ehli Synetit) me ju (VEHABIT) qềndron né tě kuptuarit e ajetit. Té giithë i dimë ajetet dhe nuk është puna se ty (o vehabist dritshkurtër) të ka ardh ai ajet dhe askush tjeter se din atë ajet pos teje"!
[Dr. Hamza El-Bekri (Allahu e ruajtte)]
TË FOLURIT E ALLAHUT CILËSI E PËRJETSHME DHE E PAFILLIM!
"Allahu i foli Musait (a.s) me fjalë; dhe fjala e Zotit është 1 tërësi ajo nuk pjestohet as shumzohet, nuk përbëhet prej shkronjave, tingujve (nuk shprehet me zë), nuk është gjuhë, fjala e Allahut nuk ka fillim e as mbarim dhe as nuk mund të ndërpritet; fjala e Zotit është e përjetshme e përhershme dhe nuk i ngjan fjalës së krijesave të.Tij. Pra, fjala e Zotit nuk realizohet përmes gojës, as gjuhës, as buzëve, as vendartikulimit të shkronjave, as me nxjerrjen e ajrit nga goja, as nëpërmjet dridhjes (lëvizjes) së organeve; fjala e Zotit është cilësi prej cilësive të Tij, dhe cilësitë e Zotit janë të përjetshme të përhershme ashtu sikur që është qënia e Tij xh.sh, e cilësit e Zotit nuk ndryshojnë; sepse ndryshimi është shenja më e madhe e të qënurit krijesë që ripërtërihet-përmirsohet, e ndryshimi i cilësive e bënë të domosdoshëm ndryshimin e qënies (dhatit); e Allahu është i pastër dhe i Lartësuar nga e gjitha kjo, dhe çkado që të të përfytytohet ty në mendje, dije se Allahu nuk i ngjan asaj që të vie në mendje. Pra, mbrojeni imanin tuaj duke mos u kapur për kuptimin e jashtëm (dhahir) të atyre ajeteve dhe haditheve të paqarta (muteshebihate), sepse të kapurit për kuptimin e jashtëm-dukshëm të ajeteve e haditheve (siç veprojnë Vehabit) është prej bazave të ateizmit (kufrit). "Mos i shëmbëlleni Allahut asgjë". [ Kuran: 16/74 ], "Allahut i takon shembulli më i lartë". [ Kuran: 16/60 ], "Kthimi përfundimtar është tek Allahu". [ Kuran: 53/42 ]
E kush pretendon se Zoti ynë është i kufizuar, ai person nuk e njeh Krijuesin që e adhurojmë! Allahu nuk është në madhësinë e Arshit (fronit të Tij të cilin e krijoi për të treguar madhështinë e Tij në krijim, e jo për ta marrë atë si vend!), as nuk është më i gjerë apo më i vogël se Arshi, dhe adhurimet (si namazi, agjërimi etj) nuk vlejnë (nuk janë të pranuara) derisa të njihet i Adhuruari (Allahu). Zoti ynë është i lartësuar dhe nuk ka kufizime, skaje, cepa-shtyllë mbështetëse, gjymtyrë, organe, dhe nuk e përfshinë Allahun 6 anët (Lart, posht, majtas, djathtas, para, mbrapa) përkundër që u ndodhë krijesave të Tij, dhe kush e cilëson Allahun me ndonjë cilësi të krijesave të Tij, ka dal nga islami".
[ Dr. Xhemil Halim El-Husejnij ]
ET-TEBERRUK (KËRKIMI I BEGATIVE)
Imam En-Nevevij për kërkimin e bereqetit ka thënë:
"Lejohet për muslimanin si dhe për jo muslimanin qytetarë të shtetit islam që i nënshtrohet normave islame, që të lë vasijet (testament) për ndërtimin e xhamisë Aksa apo xhamive të tjera; apo për ndërtimin e varreve të Pejgamberëve, evlijave dhe dijetarëve. Për shkak se në gjithë këtë ka nxitje për zijaret (vizitë të xhamive dhe varreve të njerëzve të mirë) dhe për kërkim të bereqetit nga Zoti me ta".[1]
Gjithashtu në komentin që i'a bën Sahihut të Buhariut, Imam Ibn Haxher El-Askalanij thotë:
"Gjithashtu e përmendëm më parë hadithin e Utbanit i cili i bëri kërkesë Pejgamberit ﷺ që të falte namaz në shtëpinë e vet, në mënyrë që shtëpia e Utbanit të konsiderohej musala (vendfalje); si dhe përgjigjjen e Pejgamberit ﷺ ndaj kësaj kërkese, e që ky hadith është argument se kërkimi i bereqetit nga Zoti me gjësendet apo vendqëndtimet e Evlijave është veprim i lejuar".[2]
Referencat:
[1] Rraudatu Talibin: v.5, f.94-ndër librat bazë në jurisprudencen (fikhun) Shafi
[2] Fethul Berij, v.1, f.678-ndër librat bazë në fushën e komentimit të haditheve të Pejgamberit ﷺ ]
KUR ISHA FËMIJ E PYETA GJYSHËN: "KU ËSHTË ZOTI YNË"? -Dr. Jusri Xhebër
Pyetje.
Çfar është puna me Pyetjen: Si është e mundur që Allahu mos të ketë vend, ndèrkoh që Pejgamberin ﷺ e ngriti në isra drejt qiellit që të takonte Zotin?
Përgjigjja e Shejh Jusri Xhebër.
"Kjo do të thotë që vendtakimi i Pejgamberit me Zotin ishte qielli; porse qielli nuk është vendi i Allahut or bir! Shiheni punën e vehabive se si i ngatërrojnë mendjet e njerëzve! UAllahi pyetje të tilla nuk i kalonin nēpër mend as giyshës time në kohën kur unë shkoja në shkollën fillore!
Një herë e kam pas pyetur giyshën time Pyetje të zakonshme që bējnë fēmijët: Ku është Zoti jonë? Ajo edhe pse nuk e kishte të mbaruar fakultetin e ez-herit e as nuk kishte mësuar librat e dijetarëve të ummetit, me plot natyrshměri mě tha
:"A mos po mungon Zoti që po mě pyet ku është"?!
D.m.th Allahu është prezent me ne né çdo moment me cilesit e Tij të pafundme pse duhet të pyesësh ku ështē? Kjo është pergjigija e muslimanve të mirë e të zakonshëm; Allahu na dhëntë imanin e njerēzve te thjeshte!
Pra, Pejgamberi ﷺ u morrë në isra deri në qiell ashtu që qielli të jetë vend i nderuar e i përshtatshěm për Peigamberin ně měnyrë që të takojë Zotin e botrave; pra vendi është për Pejgamberin e jo për Allahun xh.sh".
Pyetēsi: Ama Vehabit të thonë ku e ke argumentin?
Shejh Jusri Xhebër. "Argument është mendja. Gjēja e parë që e mēsojmë në shkencën e akides janë rregullat e gjykimit logjik; merr 1 ajet Kuranor, p.sh:"A u siguruat nga Ai që në qiell është"? [ Kuran: 67/17], është e pamundur logjikisht që kētu të bëhet fjalë pēr Allahun; sepse fjala "në" është rrethanor vendi, e qielli është vend; Prandaj: "A u siguruat nga Ai që në qiell është ushtria e Tij"! Kēshtu kuptoje ajetin!
E ushtria e Zotit janë engjëjt, me të cilët ka shkatërruar e zhdukur Zoti qytetërime e popuj të shumtë. Pra:"A u siguruat nga Ai që në qiell është ushtria e Tij, që qiellin e përfshin dituria, mirësia dhe sundimi i Tij"; pse simund të thuhet që Zotin e pērfshinë vendi? Sepse kjo fjalë e kundershton mendjen e shëndetshme dhe gjithashtu është fjalë që me të pretendohet se Allahu është i kufizuar!
E çka ka théne Zotēria yně Ali bin Ebi Talib, dhe pas tij Xha"fer Es-Sadik? Të gjithë e thanë fjalën e njejtë dhe u transmetua nga Aliu, nga xhafer Es-Sadik, nga Ali Zejnulabidini, nga Hasani e nga Husejni (komplet Ehli Bejti alejhimu Selam) se kanë thěnë:
"Nuk thuhet se Zoti është "nga" diçka; sepse kjo d.m.th që Ai ështē i krijuar, as "në" diçka, sepse kjo d.m.th që Zoti qenka i kufizuar; as "mbi" diçka, sepse kjo d.m.th që qenka zhvendosur (portativ-që bartet leht nga një vend ně tjetrin); as "nën" diçka, sepse kjo d.m.th që Allahu qenka shtypur"!